Emir Sahiti ka bërë një tjetër paraqitje pozitive për skuadrën izraelite Maccabi Tel Aviv.
Sahiti shënoi një gol dhe bëri një asistim në fitoren 3:2 të Maccabi Tel Avivit ndaj skuadrës SC Ashdod. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 24-t.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSahiti fillimisht e shënoi golin e epërsisë në minutën e 26-të.
Sulmuesi kosovar më pas asistimin e bëri te goli për 3:1 të cilin e shënoi Helio Varela në minutën e 49-të.
Sulmuesi i krahut luajti deri në minutën e 86-të dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
27-vjeçari ka edhe një gol të shënuar në kampionatin izraelit. Por ka edhe dy gola në Kupë të Izraelit.
Sahiti në fund të muajit të kaluar iu bashkua Maccabi Tel Avivit nga Hamburgu gjerman në formë huazimi deri në përfundimin e këtij edicioni.