Futboll

Salah: S’kam luajtur kurrë në një atmosferë të tillë, zhurma ishte shurdhuese

Mohamed Salah

Mohamed Salah vendos duart në vesh për shkak të fishkëllimave të shumta nga tifozët e Galatasarayt

Mohamed Salah i Liverpoolit ka thënë se nuk mund të përqendrohej në fushë për shkak të zhurmës së madhe në stadiumin “Rams Park” të Galatasarayt.

Liverpooli u befasua në Stamboll të martën në mbrëmje, pasi u mposht 1:0 nga Galata, ndeshje e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve. Vendosi goli i Victor Osimhenit nga penalltia.

Pas ndeshjes, Salah u shpreh se nuk kishte përjetuar asnjëherë një atmosferë të tillë.

“Nuk kisha luajtur kurrë në një atmosferë të tillë në jetën time. Ishte shumë e vështirë të qëndroja i përqendruar. Zhurma ishte shurdhuese dhe nuk mund ta përballonim. Urime Galatasarayt”, u shpreh egjiptiani.

Salah u inkuadrua në fushë në minutën e 62-të, por nuk mundi të bënte ndonjë ndryshim.

Si Liverpooli, ashtu edhe Galatasaray, kanë një fitore dhe një humbje në Champions.

VIDEO: