Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka pranuar se Lionel Messi nuk do t’i bashkohet Argjentinës për Kupën e Botës “plotësisht i gatshëm”.
Superylli i Inter Miamit u ankua për një lëndim në kofshën e pasme në ndeshjen e fundit në MLS, duke shkaktuar panik te tifozët e Argjentinës vetëm disa javë para turneut në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoScaloni ka konfirmuar se lëndimi nuk është serioz, por tetë herë fituesi i “Topit të Artë” dhe Kupës së Botës me Argjentinën, nuk është 100 %.
“Përditësimet fillestare nuk janë krejtësisht të këqija. Tani duhet të presim për të parë se si do të përparoj ai, duke pritur rezultatet e testeve të mëtejshme për të parë nëse ato konfirmojnë raportet fillestare mjekësore”, ka thënë Scaloni në një intervistë për “DSsports”.
Scaloni mbetet me shprese se kapiteni i Argjentinës do të jetë gati për ndeshjen hapëse të Grupit J kundër Algjerisë më 16 qershor.
“Ne të gjithë do të dëshironim që Messi të ishte bashkuar me skuadrën plotësisht i gatshëm, por ky nuk është realiteti”, tha Scaloni.