Selektori i ri i Suedisë, Grahm Potter, ka thënë se sulmuesi i Liverpoolit, Alexander Isak, do të jetë gati për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Zvicrës dhe Sllovenisë.
“Aleksi është këtu tani. Fola shkurt me të. Është mirë”, tha Potter.
Isak ka pasur probleme me lëndime në javët e fundit. Ai e përcolli nga stoli ndeshjen e fundjavës ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
Suedia e luan kundër Zvicrës të shtunën ndeshjen e parafundit kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm, kurse më 18 nëntor e pret Slloveninë.