Shpresa Emra, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prizren, në një intervistë emisionin “Tempus” në KTV, tha se gjatë vitit 2025, janë ngritur 12 apo 13 lëndë disiplinore për gjyqtarë.
“Sa i përket çështjeve disiplinore, i trajtoj unë si çështje dhe gjatë vitit të kaluar i kemi pas diku 12 apo 13 lëndë si çështje disiplinore, të cilat i kom ngritë sipas kërkesave të palëve”, tha Emra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, shtoi se secili person që mendon se një gjyqtar duhet të japë llogari për një veprim të caktuar, duhet të drejtohet tek kryetari i Gjykatës, apo tek Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
“Secili person që mendon që një gjyqtar duhet të japë llogari dhe të përgjigjet për veprimet e veta, duhet të drejtohet ose te kryetari ose në Këshill Gjyqësor. Shumica e çështjeve shkojnë nëpërmjet Këshillit Gjyqësor dhe unë vendosi në afatin kohor të cilin e parasheh edhe ligji”, tha Emra.
Emra: Planifikoj ta caktoj edhe një gjyqtar në DKR, që lëndët e korrupsionit dhe fajdesë të kryhen më shpejtë
Shpresa Emra, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prizren, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se këtë vit planifikon ta caktojë edhe një gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda.
Kjo u tha derisa u fol rreth trajtimit të lëndëve me interes më të lartë publik, si ato të korrupsionit, krimit të organizuar dhe të fajdesë.
Fillimisht, Emra tha se në fillim të këtij viti, Gjykata Themelore në Prizren ka në punë 30 lëndë aktive për vepra penale nga kapitulli i korrupsionit zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare, dy lëndë janë të kthyera në rigjykim.
“Të gjitha janë të caktuara dhe të gjitha këto lëndë janë në Departamentin për Krime të Rënda. Gjyqtarët e dinë që këto lëndë janë me prioritet dhe të gjitha janë në punë. Caktohen në mënyrë të njëpasnjëshme dhe janë duke punuar me përkushtim në mënyrë që të kryhen sa më shpejtë”, tha Emra.
Mirëpo, ajo tha se duke qenë se Departamenti për Krime të Rënda punon me trupa nga tre gjyqtarë të Krimeve të Rënda, kanë problem në formimin e këtyre trupave për shkak se janë vetëm pesë gjyqtarë në këtë Departament.
“Kemi problem në formimin e trupave gjykues, Departamenti për Krime të Rënda punon me trupa nga tre gjyqtarë të Krimeve të Rënda, duke pasur parasysh se janë pesë gjyqtarë në këtë Departament, atëherë koha e caktimit prej një date në datën tjetër paraqet problem, për arsye se edhe në momentin kur krijohen trupat gjykues, ato shkojnë në mënyrë automatike me SMIL, vetë SMIL-i e cakton datën edhe trupin gjykues i cili do të gjykojë”, u shpreh ajo.
Andaj, sipas saj, me vetëm pesë gjyqtarë, shkon pak më ngadalë edhe kryerja e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsionin, e njëjtë edhe për lëndët e fajdesë.
“Kështu që me pesë gjyqtarë, pak shkon më ngadalë edhe kryerja e këtyre lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsion, kjo është e njëjtë edhe me lëndë të fajdesë, të cilat në kohë të fundit janë më aktuale edhe në të cilat jemi duke punuar, janë me prioritet, të gjithë gjyqtarët e kanë parasysh”, tha ajo.
Kështu, kryetarja Emra tregoi se planifikon që të caktojë edhe një gjyqtar në Krime të Rënda, në mënyrë që të bëhen dy trupa gjykues dhe caktimi i lëndëve të bëhet edhe më shpesh.
“Në këtë drejtim, planifikoj që të caktoj edhe një gjyqtar në Krime të Rënda në mënyrë që të kemi dy trupa gjykues, edhe caktimi i lëndëve do të bëhet edhe më shpesh edhe në kohë më reale, më të shpejtë, që këto lëndë të kryhen dhe të hyjnë në punë”, deklaroi ajo.
Kurse, tha se kanë vetëm një lëndë të vjetër, që ka të bëjë me korrupsion dhe kjo për shkak se një i akuzuar është i paarritshëm për gjykatën.
Kryetarja Emra: Gjykata nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit për keqpërdorim të votave
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, në një intervistë në “Tempus” foli edhe për aksionin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me vota, derisa tha se Gjykata nuk ka pasur kapacitet për 109 të ndaluarit.
Ajo tha se ka qenë hera e parë kur kjo Gjykatë është përballur me numër kaq të madh të personave të ndaluar. Sipas saj, ka qenë sfidë e theksuar numri i madh i personave të ndaluar.
“Sa i përket rasteve të njohura, nga kapitulli i të drejtave të votimit, ka qenë sfidë e theksuar për shkak të numrit të madh të personave të ndaluar, ku 109 persona janë ndaluar me masë të ndalimit 48 orë, ndërsa, 28 prej tyre i është parashtru kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha ajo.
Kryetarja bëri të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë, janë organizuar dhe kanë caktuar nga katër prokurorë dhe gjyqtarë.
“Duke pasur parasysh se ky numër ka qenë shumë i madh, në bashkëpunim me Prokurorinë, jemi organizu dhe i kemi caktu gjyqtarët, Prokuroria i ka caktu katër prokurorë, ne i kemi caktu katër gjyqtarë dhe gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë, të cilët kanë punu 24 orë, në mënyrë që procesi të shkojë në mënyrë të rregullt dhe mos të ketë ngecje”, u shpreh Emra.
Emra theksoi se kjo ka qenë sfidë për ta për shkak se nuk kanë pasur hapësira të mjaftueshme dhe nuk e dinë se si do i menaxhonin në rast se Prokuroria do kishte shkuar me 109 të ndaluar.
“Ne kemi qenë Gjykata e parë e cila ka fillu me këto lëndë. Domethënë me këto çështjet në lidhje me votimet dhe besoj që ka qenë sfidë për ne, për arsye se edhe objektin e kemi të vjetër edhe hapësira të mjaftueshme nuk kemi pas, edhe në fillim kanë qenë 109 të ndalum edhe nëse Prokuroria do kishte shkuar me 109, nuk e dimë se si do e kishim menaxhuar, 109, 109 avokatë, policë, kjo gjykatë nuk ka pasur kapacitet për menaxhimin, por me 23 persona i kemi menaxhu katër gjyqtarë edhe gjashtë bashkëpunëtorë edhe sigurisht se edhe me avokatë edhe me sigurim edhe me krejt, ka shku në mënyrë të rregullt”, tha ajo.