Futboll

Selektori i SHBA-së thotë se lojtarët nuk mund të caktojnë planet, pasi Pulisic hoqi dorë nga Gold Cup

Mauricio Pochettino

Lojtarët nuk mund të zgjedhin se në cilën ndeshje do të jenë në dispozicion, ka thënë selektori i SHBA-së në futboll, Mauricio Pochettino. Ai e dha këtë deklaratë pasi sulmuesi Christian Pulisic hoqi dorë nga CONCACAF Gold Cup, por ishte ofruar për të luajtur në disa miqësore.

Pulisic, i cili luajti 50 ndeshje për Milanin në kampionatin tashmë të përfunduar, ka thënë se do të mungojë nga Gold Cup për të pushuar dhe për t’u rikuperuar. Ish-lojtarë të njohur amerikanë kanë kritikuar këtë vendim.

Pulisic ka thënë se ka pyetur që të luajë në miqësoret ndaj Turqisë dhe Zvicrës, por nuk është përfshirë në ato ndeshje pasi Pochettino ka dashur ekip konsistent para Gold Cup.

Sulmuesi i Milanit ka thënë se nuk e ka kuptuar atë vendim të trajnerit.

Pochettino është pyetur për deklaratën e Pulisicit.

“Lojtarët nuk duhet të kuptojnë apo të mos kuptojnë. Lojtarët duhet të dëgjojnë dhe t’iu përmbahen planit tonë. Ata nuk mund të kushtëzojnë planin. Nëse është e kundërta, atëherë duhet t’i ndërrojmë pozitat. Kjo është e qartë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të shpjegojmë pse vendosëm të mos e përfshijmë atë në dy miqësore. Unë jam trajneri kryesor, nuk jam manekin”, ka thënë Pochettino.