Futboll

Senegali avancon në çerekfinale të Kupës së Afrikës

Senegali

Përfaqësuesja e Senegalit është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Afrikës.

Senegali të shtunën mbrëma në një të tetën e finales e eliminoi Sudanin duke e mposhtur me rezultatin 3:1.

Sudani e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e gjashtë me golin që e realizoi Aamir Abdallah.

Pape Gueye i barazoi shifrat në minutën e 29-të. Ishte Gueye që në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë e kaloi në epërsi 2:1 Senegalin.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Ibrahim Mbaye, e shënoi golin e tretë në minutën e 77-të. Ai u asistua nga sulmuesi i Al-Nassr, Sadio Mane.

Senegali u renditët në pozitën e parë në Grupin D me shtatë pikë.