Futboll

Serbët thonë se janë kujdesur mos të ketë hedhje të gjësendeve në fushë

st

Shqipëria nga ora 20:45 do të luajë në udhëtim te Serbia në stadiumin “Duboçica” në Leskovc, në ndeshjen e radhës për kualifikime të Botërorit 2026. 

Serbët kanë thënë të shtunën se janë kujdesur që të mos ketë hedhje të gjësendeve në fushë, ndërsa i gjithë organizimi do të mbikëqyret nga dy inspektorë të FIFA-s. 

“Të gjitha biletat do ta kenë emrin dhe mbiemrin, bashkë me numrin identifikues. Vetëm personat me dokumente personale do të mund të hyjnë në stadium. Tifozët do të kontrollohen pranë stadiumit dhe në hyrjet kryesore. Nuk do të jetë e mundshme të sillet ndonjë objekt që mund të hidhet në fushë, objekte si laserë, para të hekurit dhe shkrepëse”, ka deklaruar të shtunën drejtori i stadiumeve të Federatës, Ljubislav Sekuliq.