Futboll

Serebe i Ballkanit, më i miri i xhiros

Valentin Serebe

Valentin Serebe i Ballkanit është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së tretë të Superligës së Kosovës. 

Serebe i realizoi dy gola të dielën në fitoren 3:1 të Ballkanit ndaj Ferizajt. 

Më i miri i javës shpallet nga FFK-ja. 

“Fillimisht, gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim dhe pastaj, me ndihmën e Zotit, arritëm fitoren. Shënova dy gola dhe jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me këtë ndeshje. Gjithçka po shkon mirë. Të gjithë më kanë pritur mirë mua. Populli, të gjithë e duan shumë qytetin. Suhareka është vend i qetë. Do të përgatitemi për këtë sezon dhe, me ndihmën e Zotit, gjithçka do të shkojë si duhet”, ka thënë 22-vjeçari Serebe të martën për faqen zyrtare të FFK-së.