Nedim Bajrami është duke u kërkuar nga skuadra e Sevillas dhe ajo e Udineses.
Bajrami nuk është ftuar nga Rangersi në dy ndeshjet e fundit. Një largim i Bajramit nga gjiganti skocez është i mundshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu ka shkruar të hënën “Transferfeed”.
Mësohet se Rangersi po kërkon tri deri në katër milionë euro për ta liruar Reprezentuesin e Shqipërisë.
26-vjeçari te Rangersi u transferua verën e kaluar nga Sassuolo.
Me klubin nga Skocia ka zhvilluar 49 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe katër asistime.
Bajrami në të kaluarën është paraqitur për skuadra si Empoli, Grasshoppers e Zurich.
Me Kombëtaren e Shqipërisë ka zhvilluar 35 ndeshje. Ka gjashtë gola të realizuar.