Dardan Shabanhaxhaj është grumbulluar për herë të parë me Kosovën. Sulmuesi i krahut luan për Rubin Kazanin në Rusi, ndërsa më herët ka luajtur për të rinjtë e Austrisë.
Shabanhaxhaj mund të debutojë për Kosovën të dielën ndaj Çekisë në Pragë. Ai është i lumtur që është grumbulluar me Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Çdo ditë do të jap maksimumin për Kosovën. Ekipi më ka pritur shumë mirë, edhe stafi po ashtu. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Çekia ka ekip shumë të fortë, por nuk bën të harrojmë që edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë. Për këtë arsye duhet të hyjmë me vetëbesim në lojë dhe të japim maksimumin. Besoj se mund të marrim edhe atje një fitore”, ka thënë Shabanhaxhaj të premten për faqen zyrtare të FFK-së.