Futboll

Shaipi: Jam kritikuar shumë nga të gjitha anët

Amir Shaipi

Amir Shaipi

Portieri Amir Shaipi ka kaluar periudhë të vështirë në dy muajt e fundit te skuadra e Luganos. Këtë e pranoi edhe vetë portieri 25-vjeçar. 

Nga fillimi i shtatorit Shaipi ishte portieri i dytë te skuadra zvicerane.

Por, pas lëndimit të David von Ballmoosit, kosovarit i erdhi rasti përsëri që të kthehet në portë. 

“Dy muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për mua. U kritikova nga të gjitha anët, madje edhe nga tifozët e mi, gjë që më habiti shumë. Që arrita ta ndihmojë ekipin kundër Baselit do të thotë shumë për mua. Kur të fishkëllejnë gjatë gjithë kohës tifozët rivalë, e di që je në rrugën e duhur”, u shpreh Shaipi, shkruan “Blick”. 

Shaipi u tregua vendimtar të dielën në derbin ndaj Baselit. Lugano e fitoi derbin me rezultatin, 1:0.

Ai priti penalltinë e gjuajtur nga Xherdan Shaqiri në minutën e 27-të. 

Shaipi, në mungesë të Aro Muriqit të suspenduar, pritet të paraqitet nga minuta e parë te Kosova në ndeshjen kundër Sllovenisë.