Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri flet për golat më të bukur me Zvicrën

xherdan

Xherdan Shaqiri i zhvilloi 125 ndeshje me Përfaqësuesen e Zvicrës dhe i realizoi 32 gola. Në mesin e tyre ka pasur shumë gola spektakolar. 

34-vjeçari ka folur për to së fundmi. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sulmuesi i Baselit ka dhënë intervistë për mediumin The Athletic dhe ka treguar se goli ndaj Skocisë në “Euro 2024”, ka qenë më i bukuri. 

“Ka qenë një prej golave më të bukur që kam shënuar ndonjëherë”, ka deklaruar Shaqiri, ndërsa ka shtuar se asnjë portier nuk do të mund ta mbronte atë gjuajtje. 

Shaqiri gol të bukur kishte shënuar edhe ndaj Polonisë në “Euro 2016”. 

“Ndonjëherë mendoj se duhet ta provoj sërish atë gjuajtje. Më pëlqen të rrezikoj sepse më bën të paparashikueshëm”, ka deklaruar Shaqiri. 

Shaqiri, dy herë fitues i Ligës së Kampionëve, me Bayern Munichun dhe Liverpoolin, është pyetur edhe nëse do të kthehet te Zvicra për Kupën e Botës që në këtë verë organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA. 

“Asnjëherë mos thuaj kurrë, por për momentin, nuk shoh kthim te Zvicra”, theksoi Shaqiri, që nga Përfaqësuesja e Zvicrës u pensionua pas përfundimit të Evropianit 2024 që u organizua në Gjermani.