Xherdan Shaqiri ka humbur penallti për herën e tretë rresht, por ndeshjen shumë të vështirë në udhëtim te Luzerni, Baseli e fitoi 2:1.
Dueli i së mërkurës mbrëma i takoi xhiros së 18-të të Superligës së Zvicrës.
Shaqiri e humbi penalltinë në minutën e 18-të, ndërsa luajti deri në minutën e 83-të.
Penalltinë për 2:1 para zëvendësimit të Shaqirit e ekzekutoi me sukses Koba Koindredi, në minutën e 75-të.
Albian Ajeti ishte në bankën rezervë te Baseli, kurse Adrian Bajrami dhe Demir Xhemalija te Luzerni.
Baseli është i treti me 31 pikë, gjashtë më pak se lideri, Thuni.
Luzerni i 10-ti ka 18 pikë.
Të mërkurën mbrëma, Samuel Krasniqi asistoi në golin për 1:0, në fitoren e thellë të Grassopperit 6:2 në udhëtim tek Young Boysi.
Krasniqi luajti deri në minutën e 63-të.
Ndërkohë, Amir Shaipi e kompletoi ndeshjen te Lugano në portë, në fitoren 1:0 në udhëtim te Zurichu. Asistues në golin e Luganos ishte Uran Bislimi.
Lugano ka një pikë më pak se Baseli në vendin e katërt.