Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri mund të luajë kundër Thunit

shaqiri

Mendohej se kishte përfunduar sezoni për Xherdan Shaqirin pas lëndimit të muskulit. Por 34-vjeçari mund të paraqitet kundër Thunit të shtunën, shkruan mediumi zviceran “4-4-2” të enjten.

“Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Shaqiri u përshkrua si ‘i dyshimtë’ dhe jo ‘jashtë loje’. Prandaj, nuk përjashtohet plotësisht paraqitja e liderit të Baselit. Baseli ka nevojë urgjente për rikthimin e Shaqirit pas paraqitjes së dobët në humbjen ndaj Sionit. Do të mësohet të shtunën në mbrëmje nëse do të jetë në fushë. Thuni mund ta sigurojë titullin me fitore në St. Jakob-Park, kundër kampionit në fuqi”, shkruan mediumi zviceran të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Thuni janë dy futbollistët kosovarë, Valmir Matoshi dhe Kastriot Imeri.