Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri nuk e mendon largimin nga Baseli

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri nuk është duke e menduar largimin nga skuadra e Baselit. 

Shaqiri ka thënë se do të qëndrojë besnik ndaj Baselit pavarësisht edicionit zhgënjyes. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Baseli nuk arriti që ta mbrojë titullin e kampionit. Kampion i Zvicrës u shpall Thuni. 

Baseli të dielën e mbylli edicionin me humbje. U mposht 4:0 nga Lugano. 

Baseli e përfundoi kampionatin në pozitën e pestë me 56 pikë. 

“Jam shumë i zhgënjyer me këto rezultate. Lojtarët tanë të rinj gjithashtu duhet të mësojnë se gjërat mund të shkojnë ndryshe. Shpresoj të nxjerrim përfundimet e duhura dhe të paraqitemi ndryshe edicionin e ardhshëm. Do ta marr drejtimin dhe do të përpiqem ta rikthejë Baselin aty ku e ka vendin. Kam ende edhe një vit kontratë. Pra, gjithçka është pothuajse e qartë”, u shpreh sulmuesi Shaqiri, shkruan të hënën “Blick”. 

Shaqiri edicionin e kaluar e udhëhoqi Baselin drejt titullit të kampionit dhe triumfit në Kupë të Zvicrës. 

34-vjeçari në 47 ndeshjet e zhvilluara përgjatë edicionit 2025/26 shënoi 16 gola dhe bëri 13 asistime.