Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shënohet goli i parë me rregullin “ofsajd i qartë”, që po testohet në Kanada

Pacific FC

Një gol i shënuar në përputhje me rregullin eksperimental të pozicionit jashtë loje, është pranuar për herë të parë në një ndeshje profesionale në Kanada. Sulmuesi i Pacific FC, Alejandro Diaz, shënoi gol në barazimin 2:2 me Halifax, në Premier Leaguen e Kanadasë.

Goli nuk do të pranohej sipas rregullave aktuale të lojës, por u pranua sipas rregullit që liga kanadeze po e teston në bashkëpunim me FIFA-n.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Kanada po testohet rregulli i ri, në përpjekje për të zvogëluar vendimet diskutabile për ofsajd dhe për të inkurajuar lojën sulmuese.

Sipas sistemit që po testohet, sulmuesi konsiderohet në pozitë jashtë loje vetëm nëse ka hapësirë të qartë në mes tij dhe mbrojtësit të parafundit, në vend se ai të penalizohet me ofsajd për avantazh të ngushtë.

Koncepti, i mbështetur prej kohës nga legjenda Arsene Wenger, që është udhëheqës i zhvillimit global në FIFA, vlerësohet si ndryshim i mundshëm në rregullin për pozitën jashtë loje.

Pas periudhës së testimit, FIFA do të vendosë nëse do të bëjë ndryshim lidhur me pozitën jashtë loje.