Newcastle United ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e Leipzigut, Benjamin Sheshko.
“Sky Sport” ka mësuar se oferta është 80 milionë euro në total ku përfshihen edhe bonuset. Këto kanë qenë edhe kërkesat e klubit të Bundesligës gjermane, Leipzig, që pritet ta pranojë ofertën.
Newcastle ia ka prezantuar projektin sulmuesit slloven dhe dëshiron që ta mbyll marrëveshjen.
Sheshko është duke e shqyrtuar edhe ofertën e Manchester Unitedit.
Leipzigu është i interesuar për sulmuesin e Unitedit, Rasmus Hojlund, që mund të hyjë në marrëveshje.
Sulmuesi 22-vjeçar Sheshko i zhvilloi 45 ndeshje në të gjitha garat e edicionit të kaluar, ndërsa shënoi 21 gola e pati gjashtë asistime.