Futboll

Shfaqet flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim”

Pano anti-Kosovë

Tifozët qipriot të klubit të futbollit, Pafos, kanë shfaqur flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim” në Beograd. Ndeshja Cërvena Zvezda – Pafos është duke u zhvilluar në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd. Është ndeshjen e parë e pljeofit të Ligës së Kampionëve. Ndeshja kthyese luhet në Qipro. 

Ditë më parë, UEFA, përkatësisht organi i Apelit, gjobiti Lech Poznanin dhe Partizanin për banerin “Kosova është Serbi”.

UEFA vazhdimisht ka shqiptuar gjoba dhe ndëshkime ndaj klubeve apo federatave për incidente të ngjashme.