Sam Surridge e shënoi golin e fitores në finalen e kupës “US Open” më herët gjatë këtij muaji. Surridge luan si sulmues te skuadra Nashville.
Futbollisti anglez ka 29 gola në të gjitha garat.
27-vjeçari është golashënuesi i tretë më i mirë në ligën MLS me 23 gola, ndërsa po e sfidon Lionel Messin e Inter Miamit dhe Denis Bouangan e Los Angeles FC, në garën për “Këpucën e Artë”, ka shkruar BBC të shtunën.
Messi i ka 26 gola, kurse Bouanga i ka 24 gola.