Njëri prej lojtarëve më të mirë te Shkëndija e Tetovës në këtë edicion, Klisman Cake, do ta vazhdojë karrierën në Rusi.
Qendërmbrojtësi 26-vjeçar e pati një asistim në 21 paraqitje dhe ishte pjesë e skuadrës në arritjen historike, kalimin e fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Cake te Shkëndija e Tetovës ishte për katër vjet, ndërsa transferimi në Rusi raportohet të jetë kompletuar për 400 mijë euro.
Cake me Shkëndijën e Tetovës e fitoi titullin dhe pati 133 paraqitje në total, duke shënuar 12 gola gjithsej.
Me Akhmat Groznyn ka nënshkruar kontratë për tre vjet e gjysmë dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës së re në kampin stërvitor në Turqi.