Përzgjedhësi i Japonisë, Hajime Moriyasu, ka publikuar listën finale të 26 futbollistëve për Botëror. Japonisë për shkak të lëndimeve i mungojnë dy prej lojtarëve kryesorë, Kaoru Mitoma dhe Takumi Minamino.
Vëmendjen më të madhe e tërhoqi ftesa e 39-vjeçarit, Yutu Nagatomo. Për veteranin do të jetë Botërori i pestë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNagatomo nuk e ka pritur ftesën. Në fund të karrierës ai po luan për Tokyon. Por përzgjedhësi vlerësoi se i duhet përvoja e Nagatomos në fushë dhe jashtë saj. Mbrojtësi e përcolli direkt në transmetim publikimin e listës, ndërsa kur selektori e thirri emrin e tij, nuk mundi t’i kontrollojë emocionet dhe shpërtheu në lot. Kjo dëshmon se sa e rëndësishme ishte për të ftesa për Botëror.