Futboll

Shpresat e Shqipërisë fitojnë edhe ndaj Ukrainës

shqiperi

Futbollistët e Shqipërisë U21 kanë shënuar fitore edhe ndaj Ukrainës në miqësoren e zhvilluar në Elbasan.

Shqipëria mposhti Ukrainën me rezultat 2:0, me golat e Ermir Rashicës dhe Gjergji Kotes.

Për Shqipërinë e drejtuar nga Alban Bushi, është fitorja e tretë rresht, ndërsa e dyta brenda pak ditësh.

Të enjten e kaluar, Shqipëria U21 mposhti Moldavinë U21 me rezultat 1:0.