Futboll

Shqiptarët e Baselit sërish vendimtar në fitore

Albian Ajeti

Albian Ajeti dhe Xherdan Shaqiri kanë qenë sërish të rëndësishëm për skuadrën e Baselit. 
Ajeti shënoi gol e Xherdan Shaqiri asistoi në ndeshjen jubilare të Baselit që fitoi në udhëtim te Servette, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Zvicrës. 

Në ndeshjen e 800-të të Baselit në elitën helvetike, Baseli fitoi 3:0. 

Ajeti realizoi gol në minutën e pestë, ndërsa Shaqiri asistoi në golin për 2:0 në minutën e 41-të. 
Philip Otele ishte realizator edhe i golit të tretë në minutën e 61-të. 

Ajeti luajti deri në minutën e 82-të, kurse kapiteni Shaqiri e kompletoi ndeshjen te mysafirët. 
Kampioni dhe fituesi i Kupës së Zvicrës, Baseli, zë vendin e tretë pas tetë ndeshjeve të luajtura me 15 pikë, aq sa ka edhe St. Galleni në vendin e dytë. 

Lider është Thuni me një pikë më shumë.