Përditësim, 22:55 - Një 29-vjeçar shqiptar, është në mesin e viktimave në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut grek. Një tjetër shqiptar është i lënduar, ka shkruar “Top Channel” të martën mbrëma. Edhe “Euronews Albania” po ashtu ka shkruar se njëri prej viktimave është shqiptar.
Është raportuar se shtatë tifozë të futbollit, përkrahës të skuadrës greke PAOK, mbetën të vdekur në aksidentin e rëndë që ndodhi në Rumani, gjatë tentimit të ngasësit të furgonit për të bërë tejkalim.
Furgoni në të cilin ishin tifozët u përplas me një kamion që po vinte nga drejtimi tjetër.
Mbështetësit e PAOK-ut dhe po udhëtonin për në Francë për të përcjellë nga afër ndeshjen e Ligës së Evropës me Lyonin, që zhvillohet të enjten.
Tre tifozë të tjerë janë shtrirë në spital me lëndime serioze. Janë publikuar edhe pamje të aksidentit. Furgoni dhe kamioni u ndeshën me pjesën e përparme.
Shtatë tifozë të futbollit humbin jetën rrugës për në ndeshje
Shtatë tifozë të futbollit kanë mbetur të vdekur në një aksident të rëndë. Furgoni në të cilin ishin tifozët u përplas me një kamion që po vinte nga drejtimi tjetër.
Tifozët ishin mbështetës të skuadrës greke PAOK dhe po udhëtonin për në Francë për të përcjellë nga afër ndeshjen e Ligës së Evropës me Lyonin, që zhvillohet të enjten.
Tre tifozë të tjerë janë shtrirë në spital me lëndime serioze. Aksidenti i rëndë ndodhi në Rumani, gjatë tentimit të ngasësit të furgonit për të bërë tejkalim.
Janë publikuar edhe pamje të aksidentit. Furgoni dhe kamioni u ndeshën me pjesën e përparme.
Aksidenti fatal ndodhi në mbrëmjen mes të hënës dhe të martës.