Bernardo Silva edhe zyrtarisht është bërë futbollisti më i suksesshëm në histori të Manchester Cityt, ka shkruar klubi i madh anglez të enjten.
Me fitoren e Cityt ndaj Burnleyt 1:0 të mërkurën mbrëma, Silva e ka kaluar David Silvan, dhe është bërë futbollisti me më së shumti fitore te “qytetarët” në elitën angleze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër mesfushorin portugez, fitorja në udhëtim te Burnley ishte e 215-ta në Premier League.
Bernardo Silva te Manchester City u transferua nga Monaco në vitin 2017.
Statistikat e tij janë mbresëlënëse.
Nga 453 paraqitje në të gjitha garat për Cityn, 299 janë vetëm në Premier League.
Kjo do të thotë se 31-vjeçari ka 72 për qind të ndeshjeve të fituara në elitën angleze.
Silva është edhe futbollisti i tetë me më së shumti paraqitje në histori të Cityt.
