Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, mund ta vazhdojë karrierën në Serie A. Silva mund të transferohet në Itali në afatin kalimtar të janarit.
Këtë e ka zbuluar ish-sulmuesi italian, Paolo Di Canio, në një intervistë për “Sky Sports”.
Sipas Di Canios, Napoli dhe Juventusi janë klubet që kanë shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e portugezit Silva.
Në rast të transferimit te Napoli, Silva do të bashkohej me Kevin De Bruynen, me të cilin për kohë të gjatë kanë luajtur së bashku te City.
31-vjeçarit Silva, kontrata me Cityn i përfundon në verë. Aktualisht nuk ka shenja për një rinovim të mundshëm të kontratës.
Silva pjesë e Cityt është nga viti 2017, kur ishte transferuar nga Monaco për 50 milionë euro.
Me Cityn ka 435 ndeshje të zhvilluara derisa ka kontribuar me 73 gola dhe 75 asistime.