Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Skuadra sllovene e prezanton Milot Avdylin

Milot Avdyli

Milot Avdyli është lojtar i ri i klubit slloven të futbollit, Celje.

Avdyli është transferuar nga skuadra ukrainase Vorskla Poltava, ku kishte pak hapësirë. Me Celjen, 22-vjeçari firmosi kontratë të vlefshme për tri vjet. Është përforcimi i katërt i kësaj skuadre. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Avdyli luan në pozita të ndryshme në mesfushë dhe sulm, ndërsa është zhvilluar te Kurda e më pas te Trepça ’89. Luajti për shumë vjet tek Aarau në kategorinë e dytë të Zvicrës, ndërsa në janar iu bashkua Vorsklas në Ukrainë. Vorskla pati kampanjë për t’u harruar, ndërsa Avdyli nuk e fitoi asnjëherë rastin në të vërtetë.

Avdyli ishte pjesë e rëndësishme e Kosovës U21. 

Celje në kampionatin e kaluar përfundoi në vendin e katërt në Slloveni.

Vjet ishte kampione.