Real Sociedadi e ka fituar Kupën e Mbretit në Spanjë, pasi mposhti Atletico Madridin pas gjuajtjes së penalltive. Në penallti, Sociedadi fitoi me rezultat 4:3. Më meritori ishte portieri Unai Marrero që priti dy gjuajtjet e para të Atleticos.
Koha e rregullt dhe shtesa dy herë nga 15 minuta u mbyllën baras 2:2. Sociedadi dy herë ishte në epërsi. Fillimisht kaloi me Ander Barrenetxean në minutën e parë, para se Ademola Lookman të barazonte në minutën e 18-të. E Mikel Oyarzabal shënoi në fund të pjesës së parë nga penalltia. Në pjesën e dytë, hero i Atleticos doli të jetë Julian Alvarez, që barazoi gjithçka në minutën e 83-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Sociedadin është hera e katërt që e fiton Kupën e Mbretit. Të fundit e kishte fituar në edicionin 2019/20.
Atletico, që s’ka gjasa as në La Liga, tashmë është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku do të përballet me Arsenalin.
Finalja u zhvillua në “Estadio de la Cartuja” në Sevilla.