Futboll

Son dhe Muller shënojnë golat e parë në MLS

Son Heung-min

Son Heung-min

Foto: Associated Press

Ish-kapiteni i Tottenhamit, Son Heung-min dhe ish-sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, kanë regjistruar golat e parë të shtunën në ligën MLS në SHBA. 

Jugkoreani 33-vjeçar, Son, realizoi supergol nga gjuajtja e lirë, vetëm gjashtë minuta pasi nisi pjesa e dytë për Los Angeles FC, që barazoi me FC Dallasin.

Ishte paraqitja e tretë e Sonit qëkur u largua nga Premier League pas 10 vjetësh. 

Ndërkohë, 35-vjeçari Muller, e konvertoi në gol penalltinë e minutës së 14-të të shtesës, për ta siguruar fitoren 3:2 për Vancouver Whitecapsin ndaj St Louis Cityn. 

Mulleri e mbylli lidhjen 25-vjeçare me Bayern Munichun në këtë verë.