Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Spanja barazon me Irakun

Spanja

Kampionia në fuqi e Evropës, Spanja, dhe njëra prej favoriteve për ta fituar Botërorin 2026, ka barazuar në miqësore me Irakun të enjten mbrëma. 

Ndeshja e zhvilluar në La Coruna u mbyll 1:1. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy gola shumë të bukur u shënuan në miqësoren, që shërben si përgatitje për Botërorin që luhet në Kanada, Meksikë e SHBA. 

Ferran Torres vrapoi nga gjysma e fushës dhe e përfundoi aksionin e minutës së 16-të për 1:0. 

Ndërkohë, Merchas Doski i Irakut realizoi me gjuajtje të fuqishme nga distanca, e nga një kënd shumë i vështirë, në minutën e 27-të. 

Në pjesën e dytë nuk pati më gola. 

Spanja më 9 qershor luan me Perunë në miqësoren tjetër, ndërsa më pas udhëton për Botëror. Në grup me Spanjën janë Uruguai, Arabia Saudite dhe Kepi i Gjelbër. 

Iraku, po ashtu pjesëmarrës në Botëror, më 10 qershor luan fillimisht miqësore me Venezuelën. 
Në grup me Irakun në Botëror janë Franca, Norvegjia dhe Senegali.