Ka bërë bujë mënyra se si Federata e Futbollit të Spanjës i është referuar Kosovës në prag të ndeshjes së 21-vjeçarëve nga të dy vendet.
Fillimisht të martën paradite në Federatën e Futbollit të Spanjës ka shkruar se Spanja U21 luan me “territorin e Kosovës”.
Pasoi reagimi i FFK-së, ndërsa Federata spanjolle ka bërë ndryshim.
Në faqen zyrtare më nuk shkruan “territori i Kosovës” por “Federata e Kosovës”. Pra sërish spanjollët nuk e kanë quajtur Kosovën me emrin zyrtar.
“Ekipi kombëtar synon ta mbyllë këtë dritare me një tjetër fitore kundër Federatës së Kosovës dhe të mbledhë gjashtë pikë në kualifikueset për Kampionatin Evropian”, shkruan ndër të tjera në njoftimin e federatës spanjolle për ndeshjen që fillon në ora 19:00.