Futboll

Sport: Renditja flet vetë, duhet ta mposhtim Kosovën

Sllovakia

“Renditja flet vetë. Duhet ta mposhtim Kosovën”. Kështu ka shkruar mediumi sllovak “Sport” pas publikimit të ranglistës së re të FIFA-s të hënën pasdite.

Sllovakia është kundërshtare e Kosovës në plejofin për Kupën e Botës 2026.

Ndeshja gjysmëfinale e plejofit ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovë luhet më 26 mars.

Sllovakia dhe Kosova avancuan nga një pozitë në ranglistën e FIFA-s. Sllovakia u ngrit në vendin e 44-t, kurse Kosova në pozitën e 79-të.

Gjysmëfinalja tjetër e plejofit është ndërmjet Turqisë dhe Rumanisë.