Milani dhe Interi kaluan një pengesë të madhe në planin për ndërtimin e stadiumit të ri, pasi Këshilli i qytetit të Milanos miratoi shitjen e stadiumit ikonik “San Siro” te klubet, të martën në mëngjes, pas një debati shumë të gjatë.
Votimi për shitjen e stadiumit ekzistues dhe zonat përreth tij u miratua rreth orës 3 të mëngjesit.
Klubet planifikojnë të shembin stadiumin 99-vjeçar dhe të ndërtojnë së bashku një stadium të ri me 71 mijë e 500 ulëse.
Stadiumi “San Siro” dhe zona përreth janë vlerësuar 197 milionë euro, sipas agjencisë tatimore të Italisë.
Shitja do të duhet të finalizohet para 10 nëntorit.
Javën e kaluar klubet njoftuan marrëveshjet me firma të arkitekturës për të projektuar një stadium të ri, pasi këshilli i qytetit dha miratimin paraprak për shitje.
Planifikohet që stadiumi i ri të jetë gati për kohën kur Italia me Turqinë e organizojnë Kampionatin Evropian 2032.