Sunderlandi ka avancuar në një të tetën e finales në Kupën FA, pas fitores së arritur ndaj Oxford Unitedit në udhëtim.
Oxford Unitedin e kategorisë së dytë të futbollit anglez, Sunderlandi të dielën e mposhti 1:0.
Kapiteni Granit Xhaka mungoi edhe në këtë ndeshje te Sunderlandi për shkak të lëndimit.
Golin e fitores për mysafirët nga penalltia në minutën e 32-të, e shënoi mesfushori Habib Diarra.