Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sunderlandi “sakrifikoi” Kupën FA për ta ruajtur Xhakën

xhaka

Sunderlandi të shtunën e luan ndeshjen kundër Brightonit në Premier League, pas eliminimit shokues nga Port Vale në Kupën FA.

Granit Xhaka nuk ishte startues në ndeshjen kundër Port Vales. Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka thënë se ishte e rëndësishme të mbrohej Xhaka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Le Bris tha se gjendja fizike e Xhakës për nëntë ndeshjet e mbetura të Premier Leagues është jetike.

Ai ka insistuar se përparësi ka ruajtja e Xhakës për ndeshjet e Premier Leagues, pavarësisht eliminimit zhgënjyes nga Kupa FA.

“Duhet ta menaxhojmë ngarkesën e Xhakës”, ka thënë Le Bris në konferencë, shkruan “Sunderland Echo”.

“Premier League është objektivi ynë i parë, 100 %. Është e rëndësishme të menaxhohet Graniti. Mendoj se skuadra është më e mirë me të, por patëm tri ndeshje brenda një jave. Ishte shumë e rëndësishme të menaxhonim ngarkesën e tij. Nuk e morëm rrezikun deri në fund, sepse e dinim që ai mund ta ndryshojë pak dinamikën. Por për të ardhmen e Sunderlandit, na duhet Granit në formë të mirë”.

Xhaka është kapiten i Sunderlandit.