Një lëvizje e jashtëzakonshme e Mërgim Vojvodës brenda zonës, ka bërë që ai të shmanget nga Teun Koopmeiners.
Më pas, mbrojtësi i Kosovës gjuajti fuqishëm dhe shënoi për 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe golin e Vojvodës, Como është duke fituar në “Allianz Stadium” ndaj Juventusit.
Vojvoda realizoi në minutën e 12-të, ndërsa ishte goli i dytë i edicionit.
VIDEO:
🚨🚨| GOAL: MERGIM VOJVODA OPENS THE SCORING FOR COMO! WHAT A FINISH!
Juventus 0-1 Como.
pic.twitter.com/cEXyImvmDK
Vojvoda zgjidhet lojtari më i mirë i ndeshjes
Mërgim Vojvoda është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes së fituar ndaj Juventusit.
Como fitoi 2:0 në udhëtim te “zonja e vjetër”, ndërsa mbrojtësi i Kosovës realizoi për 1:0.
Ai pati disa ndërhyrje të sakta dhe lojë të mirë në fazën ofensive.
Vojvoda shënon gol në fitoren e madhe ndaj Juventusit
Mërgim Vojvoda ka shënuar gol në fitoren shumë të madhe të skuadrës së tij, Como, ndaj Juventusit në “Allianz Stadium”. Como fitoi 2:0 ndërsa mbrojtësi i Kosovës realizoi në minutën e 11-të pas një lëvizjeje shumë të mirë në zonë. Ai e mashtroi holandezin Teun Koopmeiners, e më pas gjuajti me të majtën. Topin e devijuar nuk arriti që ta pres portieri Michele Di Gregorio.
Vojvoda luajti deri në minutën e 74-t, por u vlerësua sërish lart për paraqitjen që e pati. U shpall më i miri i ndeshjes.
Ai i ka dy gola e dy asistime në elitën italiane të futbollit në këtë edicion, ndërsa një tjetër asistim e ka për Kupë të Italisë.
Golin e dytë e shënoi Maxence Caqueret, në minutën e 61-të. Mysafirët realizuan kundërsulm të shpejtë.
Como vazhdon të befasojë me paraqitje në këtë sezon. Tani i ka 45 pikë në vendin e gjashtë, një më pak se Juventusi që është i pesti. Juventusi me trajnerin Luciano Spalletti, e pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, ku e ka edhe një barazim.