Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dukagjini me epërsi të lartë ndaj Ballkanit

Dukagjini-Ballkani

(E përditësuar) - Dukagjini ka krijuar epërsi prej dy golave pas pjesës së parë në Suharekë ndaj Ballkanit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. 

Hekuran Berisha në minutën e tetë shënoi supergol fillimisht për 1:0, kurse Mërgim Pefqeli, asistues i golit të parë, realizoi për 2:0. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pefqeli e shënoi golin nga penalltia në minutën e 37-të. 

Ndeshja kthyese në stadiumin “18 Qershori” në Klinë luhet më 22 prill.


Befasi në Suharekë

Dukagjini i Klinës është duke e befasuar Ballkanin në Suharekë. 

E ka shënuar edhe një tjetër gol dhe tani është duke fituar 2:0. 

Penalltia u shkaktua nga kapiteni i Ballkanit, Bajram Jashanica, që preku topin me dorë në zonë.

Penalltia u konfirmua më pas edhe nga VAR-i. 

I saktë nga pika e bardhë për 2:0 ishte mesfushori me tipare sulmuese, Mërgim Pefqeli. 

Pefqeli shënoi në minutën e 37-të.


Supergol nga Hekuran Berisha

Hekuran Berisha ka shënuar supergol në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll. 

Dukagjini me gol të Berishës është duke fituar në udhëtim te Ballkani, 1:0. 

Berisha në minutën e tetë pranoi top me kokë nga Mërgim Pefqeli dhe më pas me gjuajtje të përkryer shënoi për mrekulli. 

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.