Futboll

Rrahmani me Napolin fitojnë Superkupën e Italisë

rrahmani

Napoli e ka fituar Superkupën e Italisë të hënën mbrëma.

Skuadra napolitane në finale e mposhti Bolognan me rezultatin, 2:0.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “King Saud University” në Riad të Arabisë Saudite.

David Neres shënoi supergol nga distanca në minutën e 39-të për 1:0.

Neres e realizoi edhe golin e dytë në minutën e 57-të.

Kapiteni i Kosovës, Rrahmani, e kompletoi ndeshjen.

Napolitanët në gjysmëfinale e eliminuan Milanin duke e mposhtur me rezultatin, 2:0.

Ndërsa Bologna në gjysmëfinale e mposhti skuadrën e Interit pas ekzekutimit të penalltive.

Për Napolin kjo është hera e tretë që e fiton Superkupën. Së fundi e fitoi në edicionin 1990/91.


Sërish Neres, Napoli dyfishon shifrat

David Neres ka realizuar tjetër gol ndaj Bolognas.

Napoli po udhëheq 2:0 në finale të Superkupës së Italisë.

Neres golin e dytë e shënoi në minutën e 57-të.


Napoli në epërsi pas pjesës së parë

Napoli e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Bolognas, në finalen e Superkupës së Italisë.

David Neres shënoi për 1:0 në minutën e 39-të.

Ai realizoi supergol nga distanca.


Supergol nga Neres, Napoli në epërsi

David Neres ka shënuar supergol në minutën e 39-të për ta kaluar në epërsi Napolin ndaj Bolognas në finale të Superkupës së Italisë.

Neres me goditje të fuqishme realizoi gol të bukur nga distanca.