Ballkani ka regjistruar fitore të madhe në udhëtim te kampionia në fuqi e Kosovës, Drita.
Drita, vetëm pak ditë pasi fitoi ndaj Shkëndijës së Tetovës dhe iu afrua fazës nokaut të Ligës së Konferencës, pësoi humbje të dielën në shtëpi 3:2.
Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të elitës së futbollit kosovar.
Për Dritën ishte disfata e parë pas katër fitoreve të njëpasnjëshme në Ligën e Konferencës dhe në Superligë, ndërsa për Ballkanin ishte fitorja e parë pas një barazimi e dy humbjeve rresht.
Ishte edhe debutim me fitore për trajnerin kroat të Ballkanit, Mislav Karoglan, i cili e zëvendësoi Orges Shehin.
Bleart Tolaj shënoi supergol në minutën e 12-të për epërsinë 1:0 të Ballkanit.
Nuk vonoi shumë dhe Drita i barazoi shifrat në 1:1. Në minutën e 23-të, gol për vendësit realizoi Kristal Abazaj.
Sfida u bë edhe më interesante në vazhdim.
Ballkani brenda dy minutash realizoi dy herë të tjera në pjesën e parë për 3:1.
Giovanni Ribeiroi shënoi në minutën e 32-të, ndërsa dy minuta më vonë, Ëalid Hamidi realizoi tjetër gol për pushim më të qetë.
Drita, që dominoi në pjesën e dytë, arriti që ta shënonte edhe një tjetër gol me Abazajn në minutën e 58-të. Por goli i tij nuk mjaftoi, pasi Drita pësoi disfatë ndonëse kishte shumë raste për shënim deri në fund të ballafaqimit.
Dy minuta para fundit, te Ballkani direkt me të kuq u përjashtua Geralb Smajli. Ai hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 86-të, ndërsa dy minuta më vonë u përjashtua nga loja.
Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në pozitën e parë në tabelë me 26 pikë, aq sa ka edhe Prishtina në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të luajtur, atë kundër Dritës.
Drita ndërkohë, është e katërta me 23 pikë.
Drita ngushton rezultatin
Drita e ka ngushtuar rezultatin ndaj Ballkanit.
Kristal Abazaj shënoi për 3:2 në minutën e 58-të. Abazaj e realizoi edhe golin e parë për skuadrën gjilanase.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 15-të të elitës së futbollit Kosovar.
Ballkani po fiton në Gjilan pas pjesës së parë
Ballkani është duke fituar 3:1 ndaj kampiones, Dritës, pas pjesës së parë.
Bleart Tolaj e kaloi në epërsi Ballkanin në minutën e 12-të. Ai shënoi supergol nga distanca.
Kristal Abazaj i barazoi shifrat në minutën e 23-të.
Giovanni Ribeiro, e kaloi sërish në epërsi 2:1 Ballkanin në minutën e 32-të. Dy minuta më pas, Walid Hamidi, shënoi për 3:1.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 15-të të elitës së futbollit kosovar.
Dy gola të shpejtë nga Ballkani
Ballkani ka shënuar dy gola të shpejtë brenda dy minutave ndaj kampiones, Dritës.
Fillimisht, Giovanni Ribeiro, e kaloi sërish në epërsi 2:1 Ballkanin në minutën e 32-të. Dy minuta më pas, Walid Hamidi, shënoi për 3:1.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 15-të të elitës së futbollit kosovar.
Drita barazon shifrat
Kampionia e Kosovës, Drita, ka barazuar shifrat ndaj Ballkanit.
Kristal Abazaj shënoi për 1:1 në minutën e 23-të.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 15-të të elitës së futbollit kosovar.
Supergol nga Tolaj, Ballkani në epërsi
Bleart Tolaj ka shënuar supergol për ta kaluar në epërsi Ballkanin ndaj Dritës.
Tolaj golin e epërsisë e realizoi në minutën e 12-të.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në futboll.