Edicioni i parë me risi i Kupës së Botës për Klube, që organizohet në SHBA, nis më 15 qershor dhe do të zgjasë deri në gjysmën e muajit korrik.
Shumë skuadra e pretendojnë trofeun e çmuar, por superkompjuteri i “Opta Analyst” e ka zgjedhur tashmë fituesin.
Favoriti më i madh për ta fituar trofeun është Paris Saint-Germaini, me 18.5 për qind.
Prapa skuadrës franceze që e fitoi Championsin javë më parë thellë ndaj Interit 5:0, është Manchester City i Pep Guardiolës me 17.8 për qind.
City është fitues në fuqi i këtij turneu.