Ndeshja për Superkupë të Kosovës në futboll sërish do të zhvillohet në Turqi. FFK-ja tashmë ka caktuar terminin dhe vendin e zhvillimit të ndeshjes.
Kampionia në fuqi, Drita, dhe fituesja e Kupës, Prishtina, takohet më 25 janar në “Mardan Palace” në Antalya.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja do të zhvillohet nga ora 12:30, sipas kohës në Kosovë.
“Duke marrë parasysh faktin se të dyja ekipet do të jenë të angazhuara në fazën përgatitore dimërore nga 15 deri më 30 janar 2026 në Antalia, Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, në përputhje me agjendën e klubeve, ka marrë vendim që Superkupa e Kosovës të zhvillohet në këtë periudhë dhe në këtë lokacion”, shkruan në njoftimin e FFK-së.