Futbollisti i Flamurtarit, Korab Hasanaj dhe portieri i Vushtrrisë, Arlis Shala janë dënuar me nga dy ndeshje dhe 200 euro për rrahjen pas ndeshjes Flamurtari – Vushtrria.
Ndeshjen e javës së 13-të të Grupit B të Ligës së Parë e luajtur të shtunën e fitoi Vushtrria me rezultatin 1:0.
Krahas Hasanajt dhe Shalës, Komisioni Disiplinor dhe Etikës me nga një ndeshje i suspendoi edhe dy lojtarët tjerë të Vushtrrisë, Ardin Dallkun dhe Drilon Fazliun.
Sipas arsyetimit, Dallku dhe Fazliu “rrugës për në dhomat e zhveshjes janë përfshirë në rrëmujë”.
KD i FFK-së ka marrë edhe disa vendime tjera.