Seleksionuesi i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë se duhet përqendrim i madh në ndeshjen ndaj Polonisë të enjten.
“Kemi qenë në grup me Poloninë për kualifikimet për Evropian. Do të jenë 90 minuta të rëndësishëm dhe të vështirë. Duhet përqendrim të lartë. Janë rrethana krejtësisht tjera nga ndeshjet e kaluara. Brenda 90 minutave mund të ndodhë gjithçka”, tha ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në konferencë për media ka folur edhe për sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski, që do ta udhëheqë sulmin e Polonisë.
“Robert Lewandowski është prej sulmuesve më të mirë në botë. Kam parë së fundi edhe ndeshjet e Barcelonës, pasi jam edhe fans i kësaj skuadre. Por nuk është vetëm ai, Polonia ka edhe lojtarë tjerë që mund të na sjellin probleme”.
Sylvinho: Ndeshja me Poloninë, prej më të rëndësishmeve
Seleksionuesi i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë se ndeshja gjysmëfinale e plejofit për Botërorin 2026 të enjten kundër Polonisë, është prej më të rëndësishmeve.
Ai ka thënë se nga viti 2023 ka pasur përmirësim Shqipëria, por edhe Polonia.
“Sigurisht që kemi pasur dy eksperienca në Evropian dhe ndeshje ndryshe nga tjerat kundër Serbisë dhe mendoj se ndaj Polonisë do të jetë ndeshje prej më të rëndësishmeve”, tha Sylvinho.
Sylvinho ka thënë se Polonia është e fortë në tranzicion.
“Ndaj Holandës kanë pasur ndeshje të mira. Janë skuadër që është mësuar duke luajtur në Evropian dhe Kupën e Botës. Ka lojtarë të mirë dhe aftësi për të shënuar. Jan Urban është trajner i mirë dhe ka krijuar një skuadër të fortë. Polonia është më e fortë se viteve të kaluara”, tha ai.
Seleksionuesiu brazilian ka thënë se duhet përshtatur me mungesa dhe se nuk është trajner që ankohet.
“Nuk janë dy ndeshje nga 90 minuta. Por janë 90 minuta dhe mund të ndodhë gjithçka gjatë 90 minutave”, tha Sylvinho.
Ai ka folur edhe për mbrojtësin kosovar Bujar Pllana, që është ftuar për herë të parë.
“Bujar Pllana është lojtar që e kemi përcjellë 6 muaj. Ishte tashmë momenti për ta ftuar, por nuk e di se kush do të luajë, por jam i kënaqur që ai dhe të tjerët janë pjesë e listës”, tha ai.