Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tairi asiston por Zvicra U19 mposhtet thellë

zv

Mesfushori shqiptar që paraqitet te Zvicra U19, Zidan Tairi, ka bërë një asistim të mërkurën mbrëma, por “helvetikët e rinj” u mposhtën thellë nga Kroacia, 4:1. 

Ndeshja i takoi raundit të dytë kualifikues për Evropianin e këtij viti që organizohet në Uells për këtë grupmoshë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tairi asistoi në golin për 1:1 në minutën e 68-të, në ndeshjen që u zhvillua në Varazhdin. 

Kroacia i prin Grupit 3 me tri pikë, ndërsa Franca e Norvegjia kanë nga një pikë. Zvicra U19 e fundit është pa pikë. 

Fituesi i grupit avancon në turneun final në Uells.