Futboll

Talenti i Romës krahasohet me legjendën italiane

aa

Talenti i Romës, sulmuesi Antonio Arena, shënoi gol me prekjen e parë të topit në nivelin e seniorëve, në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Torinos. 

Drejtori Marco Arcese, i cili e solli atë nga Australia, e ka krahasuar 16-vjeçarin me legjendën e futbollit italian, Pippo Inzaghi. Arcese është drejtor i zhvillimit në Akademinë e Pescaras.

Arena ishte në gjithë mediumet botërore pasi e shënoi golin e parë për Romën, ndonëse skuadra e tij humbi 3:2. 

Arena nga Pescara u transferua te West Sydney në vitin 2022, ndërsa në verën e vitit të kaluar iu bashkua Romës. 

16-vjeçari ka pesë paraqitje me grupmoshën U18 të Italisë.