Talenti shqiptar, Joi Nuredini, ka vazhduar kontratën deri në vitin 2029 me Genoan, që garon në Serie A të Italisë.
Nuredini 18-vjeçar luan për Shqipërinë U19, ndërsa më 18 janar debutoi në Serie A kundër Parmas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Padyshim ka qenë një vit i veçantë për mua, me debutimin në Serie A dhe më pas dëmtimin e ligamenteve. Kjo zgjatje kontrate më jep energji dhe përgjegjësi dhe më jep besim të madh nga klubi që më ka mbështetur shumë. Mezi pres të kthehem në fushë”, ka thënë Nuredini për faqen e klubit italian.
Sulmuesi, për ekipin e të rinjve të Genoas shënoi pesë gola në 12 ndeshje.