Futboll

Tare: Jashari dëshiron të luajë për Milanin

Igli Tare

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, të hënën në konferencë për shtyp e ka prezantuar zyrtarisht trajnerin Massimiliano Allegri. 

Tare gjatë prezantimit të Allegrit është pyetur nga një gazetar për situatën e mesfushorit të Club Brugget, Ardon Jashari. 

Ai është përgjigjur duke thënë se Jashari dëshiron të luajë për Milanin. Tare tutje theksoi se kanë bërë 

ofertë për Jasharin dhe shpresojnë që marrëveshja të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme. 

“Mund t’ju them se djali dëshiron të luajë për ne, por ne duhet të respektojmë dinamikën dhe zgjedhjet e Brugget. Ne besojmë se kemi bërë ofertën e duhur dhe shpresoj që kjo histori të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Tare. 

Më herët është raportuar se Milani ka bërë ofertë prej 35 milionë eurosh që t’i sigurojë shërbimet e Jasharit. Deri më tani ende nuk ka asgjë konkrete. 

22-vjeçari Jashari iu bashkua Club Brugget në verën e vitit të kaluar nga Luzerni për 6 milionë euro. Me klubin belg ka kontratë deri në vitin 2029.