Futboll

Tare nuk ndalet, tani synon tjetër sulmues në formë

tare

Pasi bëri disa blerje për edicionin e ri, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, synon një tjetër futbollist në formë të lartë. 

Mediat italiane kanë shkruar të premten se Milani po e synon transferimin e sulmuesit Viktor Gyokeres, që aktualisht është pjesë e Sportingut të Lisbonës. 

Ky transferim synohet nëse arrihen shitjet e mbrojtësit Malick Thaiw dhe sulmuesit Alvaro Morata. 

Drejtori Tare ka konfirmuar më herët gjatë kësaj jave se “rossonerët” janë në kërkim të një qendërsulmuesi. 

Gyokeres ka klauzolë lirimi prej 100 milionë eurove, por sipas përfaqësuesit të futbollistit, ai mund të largohet edhe për 70 milionë euro në këtë verë. 

“SportMediaset” ka bërë të ditur se blerja e tij mund të bëhet me paratë e fituara nga Tijjani Reijnders që është transferuar te Manchester City dhe nga transferimet e Thiaëit e Hernandezit. 

Gyokeres është 27-vjeçar, ndërsa sezonin e përfundoi me 54 gola e 13 asistime në 52 paraqitje në të gjitha garat.