Heidenheimi u mposht 2:0 në shtëpi të shtunën nga Dortmundi dhe mbeti në vendin e fundit në Bundesligë, pa pikë.
Të dy golat Dortmundi i shënoi në pjesën e parë.
Por, rezultati ishte në plan të dytë për vendësit, që e humbën mbrojtësin e Kosovës, Leart Paqaradz.
Paqarada u desh të zëvendësohej në minutën e shtatë.
Trajneri i Heidenheimit, Frank Schmidt, ka dhënë sinjale pas ndeshjes se lëndimi është goxha i rëndë.
“Paqarada më tha se kishte reagim të pazakontë në gjurin e majtë”, ka deklaruar Schmidt pas ndeshjes.
Te Heidenheimi në portë ishte Diant Ramaj.
Për Ramajn ishte ndeshje e veçantë, pasi luante ndaj skuadrës së tij, Dortmundit.
Ai është i huazuar deri në fund të sezonit te Heidenheimi. Ndërkohë, deri në minutën e 81-të ka luajtur edhe Arijon Ibrahimoviqi.